Tuesday, July 14, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREALMANAK/ Sot ditëlindja e Ermira Mandija, njërës prej gjimnasteve më të mira...

ALMANAK/ Sot ditëlindja e Ermira Mandija, njërës prej gjimnasteve më të mira në historinë e Vllaznisë

Shkruar nga Gjergj KOLA

Gjimnastika shkodrane e femrave e viteve ’70- ’80 nën drejtimin e trajnerit Bardhyl Hoxha ka qenë në kulmin e saj. Një brez sportistesh të talentuara që i dhuruan shumë suksese ekipit të Vllaznisë dhe padyshim që një nga emrat më mbresëlënës të atij brezi është ai i Ermira Madija.

Po ndalemi sot tek ky personazh sepse kjo ditë përkon me atë të datëlindjes së saj. Mira feston sot 66 vjetorin e lindjes dhe me këtë rast në emër të redaksisë së Gazeta “SHKODRA SPORT” dhe gjithë lexuesve të saj, i urojmë edhe 100 vite të tjera të lumtura!

Në fillim që në moshën 10-11 vjeçare ka filluar të merret me akrobaci me trajner Myftar Tafilin dhe më pas ka qenë në klasën e gjashtë kur ajo është lidhur me sportin e gjimnastikës. Duke qenë nxënëse në shkollën “Ali Laçej”, një shkollë e specializuar për këtë sport me klasat sportive, një ditë do të spikaste me veprimet e saj nga mësuesja Nurije Rama, njëkohësisht trajnere e ekipeve të moshave të Vllaznisë.

Dhe ftesës së saj për t’iu bashkuar këtij ekipi nuk i tha “jo”. Këtu do të niste një rrugëtim shumë i suksesshëm i saj duke e bërë atë një nga gjimnastet më të mira të Shqipërisë. Do të ishte anëtare e ekipit kombëtar për shumë vite me rradhë. Ermira Mandija do të fitonte shpejt titullin e “Mjeshtres së Sportit” dhe deri në vitin 1985

Për Mirën e habitshme por kanë munguar vlerësimet nga institucionet përkatëse dhe ndër nderimet e pakta ka qenë “Mirënjohja” e akorduar nga Gazeta “Shkodra Sport” në ceremoninë e “Më të Mirëve të vitit 2025” zhvilluar në Teatrin “Migjeni”.

Për të mësuar më shumë rreth karrierës së Ermira Mandija, dëgjoni rrëfimin e saj në PODCAST-in tonë duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments