Tek Besëlidhja vijon puna për përforcimin e skuadrës me lojtarë cilësorë. Ditën e sotme klubi lezhjan ka prezantuar përforcimin e rradhës. Bëhet fjalë për një mesfushor nigerian i cili sezonin e kaluar ka spikatur në rradhët e Ilirisë së Fushë- Krujës. Ai është Joel Osikel.
“KF Besëlidhja ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri të skuadrës sonë, Joel Ozikiel! Mesfushori i qendrës i bashkohet familjes verdhë-kuqe me ambicie dhe dëshirë për të dhënë maksimumin në fushë.
I urojmë Joelit mirëseardhje në KF Besëlidhja dhe sa më shumë suksese me fanellën kuqe-verdhë!”- shkruhet në postimin e lezhjanëve.
Joel Osikel është kësisoj përforcimi i katërt që ata kanë bërë, teksa e kanë filluar me Lorenc Trashin, Stivian Jankun dhe Patrik Fetajn. Në ditët e ardhshme sigurisht që priten edhe të tjerë futbollistë cilësorë sepse drejtuesit e klubit janë në bisedime me disa prej tyre.


