Ndonëse fillimisht u mendua që stërvitja e kuqebluve do të niste më 1 korrik, në fakt nuk ka ndodhur kështu. Vetë futbollistët sot kanë pritur ndonjë njoftim nga klubi për këtë çështje por nuk e kanë marrë asnjë të tillë. Mbase, kjo do të ndodhë në ditën e parë të javës që vjen, pra të hënën megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete. Edhe pjestarët e stafit teknik nuk e kanë të qartë se çfarë do të bëhet sepse trajneri Cungu e ka shprehur edhe publikisht se është në pritje të një takimi me kryebashkiaken Ademi që do të përcaktojë më pas edhe ecurinë e mëtejshme të punës.

Vetë numri 1 I Bashkisë në fakt edhe dje ka folur për çështjen e privatizimit të klubit por kjo është një procedurë që zgjat në kohë dhe për këtë arsye, duhet menduar pikësëpari për atë se çfarë do të ndodhë për sezonin e ri që është në prag. Drejtuesit e klubit kanë deklaruar herëpashere se do nisin shumë shpejt punën por kuptohet që presin të marrin garancinë financiare nga ana e Bashkisë. Në këto kushte, nuk është çudi që stërvitja të mos nisë as ditën e hënë. Këto vonesa tashmë janë pak të dëmshme. Jo sa I takon afatit kohor të përgatitjeve sepse kampionati I ri mendohet të nisë më 9 shtator dhe koha në dispozicion është e mjaftueshme. Por problemi  është se lojtarët e piketuar nga ana e stafit teknik po firmosin me ekipe të tjera. Emri I vetëm I përfolur deri tani si përforcim I mundshëm I Vllaznisë është ai I mesfushorit shkodran Edon Hasani. Por ai, përveç ofertës së kuqebluve por edhe asaj të Flamurtarit dhe Partizanit, ka marrë së fundi edhe një ofertë nga ekipi Iranian I Sepahanit me të cilin më parë ka luajtur edhe shkodrani tjetër Xhevahir Sukaj. Me shumë shanse ai nuk do të rikthehet të luajë në “Loro Boriçi” dhe kjo do I shtonte edhe më shumë problemet për stafin teknik sepse ka gjithnjë e më pak lojtarë cilësorë në qarkullim. Për të gjitha këto arsye, stërvitja e Vllaznisë duhet medoemos të nisë ditën e hënë.

© shkodrasport.com