Saturday, June 13, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREOpionin nga Artan Durro/ Trekëndëshi që formon njerëzit: Edukim-Mësim Sport

Opionin nga Artan Durro/ Trekëndëshi që formon njerëzit: Edukim-Mësim Sport

Kena shume profesione te ndryshme, ku njerezit i perkushtohen punes ne profesionet e zgjedhuna por ka edhe një profesion të veçantë që ndërton njeriun. Ky asht misioni i mësuesit.

Në zemër të këtij misioni qëndron një trekëndësh i fuqishëm: edukimi, mësimi dhe sporti. Mësimi i jep fëmijës dijen për me kuptu botën, Edukimi i jep karakterin për të jetu në të. dhe Sporti i jep forcën për të përballu sfidat e saj.

Po çfarë vlere ka dija pa edukatë? Po çfarë vlere ka edukata pa vetëbesim? Po çfarë vlere ka talenti pa disiplinë? Këto tre shtylla nuk mund të ndahen. Ato ecin bashkë,rriten bashkë dhe formojnë njeriun e të nesërmes.

Mësuesi nuk asht vetëm ai që ka me shpjegu një mësim në klasë,ai asht frymëzuesi që ndez andrra, edukatori që mbjell vlera dhe udhërrëfyesi që mëson nxënësit të fitojnë me dinjitet e të hupin me karakter.

Në fushën e sportit mësohet respekti,në klasë fitohet dija, në edukatë ndërtohet njeriu. Kur këto bashkohen, lind një brez ma i fortë, ma i ditun dhe ma njerëzor.

Sot, ma shumë se kurrë, shoqnia ka nevojë për mësues që nuk japin vetëm njohuni por edhe shembull,për mësues që nuk e mat suksesin vetëm me nota, por me buzëqeshjet, sjelljen, kulturën dhe arritjet e nxënësve të tyne. Një libër mund të mësojë një mësim, nje ndeshje mund të japë një përvojë, por një mësues i mirë mund të ndryshojë një jetë.

Mirënjohje për të gjithë mësuesit që çdo ditë punojnë në heshtje për të mbajt të fortë këtë trekëndësh të artë: edukimin, mësimin dhe sportin. Ata nuk nxjerrin vetëm nxënës të mirë por ndërtojnë edhe njerëz të mirë. Kur edukimi prin, mësimi ban drite, sporti të ban te forte dhe perfundimi dihet: E ardhmja ka me fitu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments