Pasditen e sotme eshte zhvilluar ndeshja e kampionatit te 21 vjeçareve, ajo ne mes Bylisit dhe Egnatias. Pjesa e pare eshte mbyllur ne barazim 0-0 por ne te dyten ballshiotet kane shperthyer 6 gola njeri pas tjetrit duke fituar me rezultatin e thelle 6-0.

Por ne kete fitore ka dhene kontributin e tij edhe nje futbollist 18 vjeçar nga Velipoja. Behet fjale per Roland Shkrelin.

Ai ka hyrë në lojën në minutën e 65-të duke zëvendësuar Osmanin, ndërsa 14 minuta më vonë do të shënonte të parin gol për ngjyrat e kësaj skuadre. Një gol që padyshim është shoqëruar me një gëzim të ligjshëm për të sepse do ta ndihmojë edhe për vazhdimësinë.

Roland Shkreli eshte i datelindjes 11.06.2003. Ka filluar te luaje futboll qe ne moshen 11 vjeçare me ekipet e Akademise Ada nen drejtimin e trajnerit Etrit Nika duke treguar cilesi te mira.

Ne moshen 16 vjeçare ka kaluar tek ekipi i pare i Ades me te cilen do te luante dy sezone, nderkohe qe veren e kaluar kaloi nje test prove tek Bylis ku ka bindur drejtuesit e tij te cilet kane vendosur ta bejne pjese te tyre.

Si rrjedhoje Shkreli qe luan si sulmues anesor, eshte federuar me ekipin e pare te Bylisit, por luan edhe me ate U21 dhe sot ka shenuar edhe golin e pare me kete skuader./SHKODRA-SPORT.COM/