Shenoi kater dite me pare, madje bashke edhe me dy shkodranet e tjere Kevin Zefi dhe Justin Ferizaj, por Rocco Vata e ka perseritur serish kete gje edhe mbreme ne ndeshjen e rradhes eliminatore te Kampionatit Europian te 17 vjeçareve.

Djali i ish- kapitenit te kombetares shqiptare- Rudi Vata, ka shenuar golin e pare per kombetaren e Irlandes ne ndeshjen e zhvilluar ndaj Maqedonise se Veriut duke i hapur rruge edhe nje goli te dyte dhe kjo ndeshje do te fitohej 2-0 nga vendasit.

Por goli i Vates ka qene vertete i veçante. Siç mund ta shikoni edhe ne videon e meposhtme, ai ka marre nje top te mbetur ne mesfushe, shume prane vijes anesore, ka kaluar nje kundershtar, i eshte ofruar zones dhe ndonese ne nje pozicion te priret, ka gjuajtur fort me te djathten duke e derguar topin ne trekendesh.

Aty ku portieri maqedonas nuk mund te bente asgje dhe si rrjedhoje shkodrani Vata i eshte gezuar golit te dyte rradhazi ne dy ndeshjet e fundit, pas atij te para kater diteve shenuar ndaj Andores.

Rocco Vata eshte nje nga elementet me te rendesishem te kesaj kombetareje dhe jo me kot i eshte besuar fanella me numrin 10. Lojtari aktual i Celltik, eshte nje mesfushor fantazist dhe per te flitet me superlativa ne Skoci ku luan me klubin e tij, por edhe ne Irlande ku perfaqeson kombetaren e ketij vendi.

Per me shume shijoni golin e shenuar mbreme ne ndeshjen ndaj Maqedonise se Veriut: