Futbollisti 18 vjeçar shkodran Mark Vata ditet e fundit ka firmosur kontrate me ekipin e pare ‘DIEGEM SPORT’ ne Belgjike. Ky i fundit merr pjese ne kampionatin National 2 te ketij vendi.

Vata luan si mesfushor dhe paraqitjet e tij te mira me ekipet e Akademise, por edhe me ekipin e pare se fundmi, kane bere qe drejtuesit e klubit t’i ofrojne nje kontrate. Dhe ai e ka bere kete gje duke firmosur per nje vit.

Kjo gje eshte pasqyruar edhe ne faqen zyrtare te ketij klubi ku shkruhet: “Mark Vata leviz nga ekipi i te rinjve te “Diegem Sport” tek ekipi i pare i tij.

Mark erdhi nga Cercle Brugge 3 sezone më parë për t’u bashkuar me U17 si mesfushor qendror. Një vit më vonë ai ishte tashmë pjesë e te rinjve te Diegem i cili më pas luajti në kategorine e 3-të.

Sezonin e kaluar ai bindi trajnerin Patrick Debeef i cili propozoi ta transferonte atë në ekipin e parë. Duke pasur parasysh cilësitë dhe aftësitë e tij, ai është shndërruar në një mesfushor qendror gjatë sezonit dhe është përfshirë gjithashtu në ekipin e parë në atë pozicion. Suksese Mark”.

Diegem eshte nje skuader qe funksionon si shkolle futbolli shume e mire dhe qe ndiqet shume prej skuadrave te medha ngaqe ka nxjerre nga rradhet e tij shume yje e nder to eshte edhe nje emer si Yanick Carrasco.

Shkodrani Mark Vata e sheh kete ekip si trampoline per te kaluar sezonin e ardhshem ne nje skuader te nje niveli me te larte, megjithate deri atehere eshte i perkushtuar maksimalisht per te bere mire per Diegem./SHKODRA-SPORT.COM/