Unioni i Boksit Shqiptar është anëtarësuar në Këshillin Botëror të Boksit “WBC”. Boksi shqiptar bëhet pjesë e një prej katër organizatave kryesore profesioniste ndërkombëtare të këtij sporti.

Presidenti i “WBC”, Mauricio Suleman dorëzoi certifikatën e anëtarësimit dhe tregoi dëshirën për ta bërë Tiranën, një nga kryeqytetet kryesore të boksit botëror.

Boksierët shqiptarë kanë mundësi që të garojnë me flamurin shqiptar dhe të konkurojnë për tituj të rëndësishëm. Gjithashtu kjo do të mundësojë rritjen profesionale të tyre.

Një nga planet e “WBC” është që brenda një periudhe të shkurtër kohore të organizojë një event të rëndësishëm sportiv në stadiumin “Air Albania”.

Kujtojme qe prej pak kohesh, pjese e strukturave drejtuesve te “Unionit te Boksit Shqiptar” eshte edhe ish- boksieri shume i njohur me origjine nga Bajza e Malesise se Madhe, Orial Kolaj. Ai do te mbaje rolin e zevendespresidentit te kesaj shoqate te boksit profesionist dhe me njohjet e lidhjet e tij sigurisht qe do te beje gjera shume te mira per vendin tone.