Ka shenuar njerin prej golave ne barazimin 5-5, por ne fund bashke me shoket e ekipit te Vllaznise nuk ia ka dale t’i gezohet fitores ndaj Tiranes ne ndeshjen e dyte gjysmefinale sepse bardheblute fituan me penallti duke shkuar ne finalen e kampionatit.

Kapiteni Senad Lekaj eshte shfaqur i merzitur pas kesaj ndeshjes teksa ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” eshte shprehur: “Te them te drejten ishim pergatitur shume per kete ndeshje dhe kishim besim se do ta fitonim. Kjo sepse duke u bazuar tek rezultati i ndeshjes se pare qe ka qene shume zhgenjyes, donim te tregonim qe ajo humbje e thelle ishte rastesi.

Na vjen shume keq qe nuk arritem te fitonim, per me teper per tifozet e shumte qe ishin te pranishem dhe nuk na mbetet gje tjeter tashme vetem t’u premtojme se do t’ua shperblejme vitin tjeter me titullin kampion”.

I pyetur nderkohe nese do te vazhdoje te jete pjese e Vllaznia futsall, Senad Lekaj pergjigjet: “Vitet vertete kalojne, por pasioni per futbollin tek une vazhdon te jete shume i madh. Vertete jam 33 vjeç, por besoj se edhe per 4-5 vite i kam fuqite dhe mundesite te jem ne fushe.

Kam biseduar gjate me drejtuesit e Vllaznise dhe ato kane projekte shume serioze per te ardhmen dhe une padyshim qe do te jem serish pjese e ketij projekti”./SHKODRA-SPORT.COM/