Vllaznia e femrave do të përballet ditën e sotme me Çelsin, në sfidën e dytë të vlefshme për grupet e Champions League. Pas asaj paraqitje dinjitoze me Realin e Madridit, tashmë vajzat shkodrane do të kërkojnë surprizën ndaj skuadrës së Çelsit.
Në “Kingsmeadow” të Londrës, pritet një numër i lartë tifozësh shkodranë për të mbështetur skuadrën, pasi nuk ndodh shpesh që ekipi i tyre i zemrës, Vllaznia, të ndeshet me Çelsin në Londër.
Ndeshja Çelsi-Vllaznia starton në 21:00 me orën shqiptare dhe pritet me interes të madh, qoftë në Shkodër, por edhe nga tifozët shkodranë që pritet të jenë të pranishëm në stadium në Londër.
Kuptohet qe Vllaznia ka shume pak shanse per te marre nje rezultat pozitiv sepse perballe do te kene nje nga ekipet me te mira te kontinentit, megjithate shpresat mbesin per nje paraqitje pozitive ashtu si dhe ndaj Real Madrid.
Sa i takon formacionit, pritet qe skuadra shkodrane te mos kete ndryshime ne krahasim me ndeshjen e gjashte diteve me pare, megjithate kjo mbetet per t’u vendosur nga stafi teknik dy ore para fillimit te takimit.
Maringlen ZHIVANI