Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE20 mijë euro rrogë në muaj, kjo është oferta për portierin e...

20 mijë euro rrogë në muaj, kjo është oferta për portierin e kampionëve të Superligës

Mario Dajsinani ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të kampionatit shqiptar në vitin 2025, të cilin e mbylli me një titull kampion si dhe praninë e vazhdueshme në radhët e Kombëtares shqiptare, duke u bërë pjesë e grupit kuqezi në eliminatoret e Botërorit 2026.

Një vit i cili ka rritur ambiciet dhe interesin për portierin e Egnatias, i cili është monitoruar në këto muaj edhe nga klube jashtë vendit tonë, të cilët kërkojnë përforcime që në muajin janar. Një prej klubeve të interesuara për të ishte Metalist 1925 në Ukrainë, i cili dëshiron një portier të nivelit të lartë, ndaj edhe emri i Dajsinanit është përmendur shpesh.

Por për momentin ukrainasit janë të fokusuar te një portier tjetër, ai i Bullgarisë, 23-vjeçari Svetoslav Vutsov i Levski Sofias. Mediat ukrainase kanë zbuluar se klubi është gati të thyejë rekordin e transferimeve duke paguar 1,8 milionë euro për kartonin e tij. Gjithashtu, portierit i është ofruar një rrogë prej 20 mijë eurosh në muaj, plus bonuse mujore për fitore, ndeshje të luajtura dhe rrjeta të paprekura.

Mbetet të shihet tashmë nëse Vutsov do të pranoj këtë ofertë apo nëse Metalist 1925 do të kthejë sytë përsëri nga Dajsinani me një ofertë e cila me këto parametra, do të ishte e parefuzueshme për lojtarin dhe klubin e Egnatias.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments