Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE20 milionë euro në arkat e Milanit, kuqezinjtë shesin në Francë mesfushorin

20 milionë euro në arkat e Milanit, kuqezinjtë shesin në Francë mesfushorin

Milani dhe Olimpik Lion kanë mbyllur ditën e sotme marrëveshjen për transferimin e Lukas Paketa në Francë.

Për mesfushorin me tipare ofensive kishte pritshmëri të larta nga ana e kuqezinjve megjithatë ai nuk ia doli për asnjë moment të bëhej i rëndësishëm duke qenë se i mungoi vazhdimësia.

Kështu, Milani vendosi të shfrytëzonte kërkesën e francezëve dhe pranoi 20 milionë euro për brazilianin.

Në këtë sezon, kuqezinjtë kanë afruar në merkato Ibrahim Diaz dhe pritet të kenë edhe një tjetër mesfushor me tipare sulmuesi si talenti norvegjez Hauge, ndaj hapësirat për Paketën ishin limituar ndjeshëm.

Ndërkohë, 23-vjeçari ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me Lion, nga e cila do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments