Vllaznia dhe Luftetari e kane nisur perballjen e tyre ne “Loro Boriçi” me deshiren per te dhene me miren dhe per te kerkuar fitoren, madje nga sa u pa gjirokatritet do te ishin te kenaqur edhe me nje barazim.
Ata e nisen ndeshjen ne mbrojtje dhe sakaq futbollistet e Vllaznise e nisen takimin ne gjysmefushen e kundershtarit por i munguan rastet. Minutat kalojne dhe ne 20 minutat e para rezultati ende eshte i barabarte, 0-0.
Ne minuten e 19-te nderkohe pas nje goditje denimi, topi i gjuajtur nga kapiteni Lika ka kaluar ngjitur me shtyllen e djathte pingule te portes gjirokastrite.
Zhvillimi i ndeshjes pa tifoze sigurisht qe ndikoi ne lojen e kuqebluve te cilet u duken paksa te pamotivuar aq sa duhet per te dhene me te miren e tyre.
Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Shehi, Marku, Hygor, Kruja, Emerson, Lika, Shtubina, Zogaj. Trajner. Mirsad Jonuz
Luftëtari: Paiteris, Lala, Demo, Isufi, Dushkaj, Prikas, Açka, Hyseni, Renja, Fili, Ziaj. Trajner. Jorgos Marantas







