Vllaznia ne basketboll per meshkuj pas Tiranes ne mesjave, pasditen e sotme ka mundur edhe nje tjeter ekip pretendent si Teuta. Ky eshte verdikti i takimit te luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ku shkodranet kane fituar me rezultatin 88-79.

Duhet thene se takimi ka nisur mire per Vllaznine e cila e mbylli perioden e pare ne shifrat 26-17. U duk se ajo do ta dominonte ndeshjen por ne perioden e dyte loja e saj nuk eshte ngjitur ne lartesine e duhur dhe dy ekipet kane shkuar ne pushim ne shifrat 40-35 ne favor te Teutes.

Edhe e treta nis me mire per durrsaket qe e thellojne deri ne 12 pike avantazhin por vetem kaq sepse me pas ne fushe eshte vetem Vllaznia. Ajo e ka permiresuar ndjeshem lojen e saj duke arritur jo vetem te barazoje por edhe te vije duke e thelluar rezultatin.

Ne perioden e katert loja eshte e hapur dhe te dy ekipet do te shenonin shume pike por pa e vene ne dyshim fitoren dhe i gjithe takimi do te mbyllej me shifrat 88-79. Vllaznia dhe Teuta pas kesaj ndeshje tashme ndajne me pike te barabarta vendin e dyte dhe te trete ne renditje.

Me kete fitore, Vllaznia tashme hedh kandidaturen e tij per fitimin e titullit kampion. Paraqitja ne ndeshjen ndaj Teutes eshte treguesi me i mire se performanca e saj po vjen ne rritje nga ndeshja ne ndeshje dhe padyshim qe ne vijim do te shohim ne fushe nje Vllazni edhe me te forte.