Kualifikimi ne gjysmefinale te Kupes duhet te sherbeje si motiv per skuadren e Vllaznise per te bere mire edhe ne kampionat, duke filluar qe neser ndaj Kastriotit. I ketij mendimi eshte ish- futbollisti i saj Dritan Smajli.

Lezhjani qe ka luajtur per 5 sezone me rradhe me kuqeblute, ka besim se skuadra do te aririje te beje gjera te mira ne kete fundsezoni dhe duhet te beje maksimumin qe sepaku t’i dhuroje tifozeve shkodrane nje trofe dhe me se paku kjo skuader nuk duhet ta llogarise sigurimin e nje vendi per ne Kupat e Europes.

Smajli ka folur per “Shkodra Sport” dhe eshte ndalur edhe tek ndeshja e neserme ndaj Kastriotit per te cilen ka thene se kete here ndaj ketij kundershtari te vije kthesa edhe ne kampionat.

-Vllaznia ne ndeshjet e fundit ne kampionat nuk po arrin te dale tek rezultatet pozitive. Sipas jush ku po calon aktualisht skuadra shkodrane?

Eshte e kuptueshme dhe besoj se te gjithe jane te mendimit qe kesaj skuadre i eshte marre maksimumi. Ne te gjitha ndeshjet jane pothuajse te njejtit lojtare qe kane luajtur dhe kur njeri nga lojtaret baze ka munguar per arsye te ndryshme kemi pare qe skuadra nuk eshte shprehur me ashtu sic duhet qe do te thote se Vllaznia nuk ka patur lojtar per t’i zevendesuar lojtaret baze dhe kjo ka ndikuar ne ekuilibrat e skuadres.


– Mungesa e rezultateve vjen dhe nga shenimi i paket i golave. Sipas jush, si duhet te dale ekipi nga ky ngerç?

Nuk eshte problem te Vllaznia vetem shenimi i golave, eshte pothuajse ne te gjitha skuadrat e superiores pasi mungon cilesia e sulmuesve. Kemi kohe qe themi qe nuk ka me sulmues qe mund te krahasohen me Sinanin, Salihin, Sukajn apo dhe te tjere dhe ky eshte fakt duke pare dhe sasine e golave te shenuar pikerisht nga sulmuesit kryesore keshtu qe mendoj se do kete akoma probleme per aq kohe sa ne nuk prodhojme sulmues vendas.

– Jane dhe 12 jave nga perfundimi i sezonit. Cfare duhet te ndreqe trajneri Brdaric ne ndeshjet e mbetura dhe cfare i keshilloni atij?

Te mund skuadrat qe ne leter duken te kalueshme por ne te vertete sot Vllaznise keto skuadra i kane kushtuar kreun e renditjes. Ne sezonin 2008-2009 pikerisht koha kur isha dhe une skuadrat qe rane nga kategoria ne ate kohe na hoqen kampionatin pasi nuk i vleresonim ashtu siç duhet. Besoj qe kane marr nje mesim dhe jane ne kohe te reagojne. Eshte gabimi me i madh kur nje skuader nuk e vlereson kundershtarin ashtu siç duhet.

– Te merkuren Vllaznia arriti te kualifikohej per ne gjysemfinale te Kupes se Shqiperise. Jeni optimist se kjo do kete ndikim pozitiv tek ekipi i Vllaznise?

Ne njefare menyre jam optimist pasi ndoshta erdhi ne momentin me te veshtire te skuadres dhe shpresoj te jete nje pike kthese dhe ta shohim edhe njehere Vllaznine ne krye. Jane keto tre ndeshje te radhes qe mendoj do vendosin shume. E rendesishme eshte qe tashme skuadra eshte ne lufte edhe per trofeun e Kupes.

– Vllaznia luan neser ndaj Kastriotit ne transferte. Mendoni se ka ardhur koha e duhur qe Vllaznia te rikthehet serish tek fitorja?

E thashe pak me lart se shpresoj shume qe kualifikimi ne Kupe te sherbeje per kthesen e madhe qe ne ndeshjen e radhes me Kastriotin dhe ne qofte se ndoshta shume shpejt Vllaznia do jete perseri ne krye.


– Si nje ish-futbollist i ketij ekipi, mendoni se Vllaznia i ka forcat per te patur suksese si ne kampionat dhe kupe?

E veshtire do jete pasi dihet qe ne kampionatin shqiptar luajne rol shume faktore, por megjithate une besoj fort qe kjo skuader minimumi duhet te kape Europen dhe maksimumi duhet t’a fitoje njerin trofe. Eshte borxh ndaj te gjithe tifozave tash 20 vite pa titull dhe keta djem e kane mundesine e ate t’a bejne realitet pasi ne fund te fundit futbolli luhet per tifozet perpos gjithe problematikave qe mund te kete jashte fushes. Une e uroj me shpirt qe Vllaznia t’ia dali pasi jam njeri nga ato tifoza qe mezi po e pres titullin.
Andi GJURGJEJ