Dita e djeshme ne fakt mbase duhej te ishte dite feste per kapitenin e Vllaznise Erdenis Gurishta, por nuk ka ndodhur keshtu. Humbja 0-1 ndaj Kastriotit brenda ne “Loro Boriçi”, ka zhgenjyer jo vetem ate por te gjithe shkodranet qe nuk e kishin çuar nder mend nje rezultat te tille.
Megjithate kjo disfate kurrsesi nuk mund te zbehe ate çfare Gurishta ka arritur deri tani ne karrieren e tij. Jo me kot, perpara ndeshjes se djeshme, u zhvillua edhe nje ceremoni e shkurter per t’i dorezuar kapitenit fanellen me numrin 200 qe perkon me ndeshjet zyrtare te tij ne kampionat me fanellen e Vllaznise.
Ajo eshte arritur ne ndeshjen e kaluar ndaj Egnatias dhe drejtuesit e klubit Vllaznia menduan t’ia bejne surprize Gurishtes pikerisht para ndeshjes se djeshme ndaj Kastriotit, gje per te cilen vete lojtari nuk ka qene ne dijeni te asgjeje.
Kuptohet qe ai ka ende shume per te dhene sepse po kalon momentet me te mira te karrieres se tij dhe natyrisht ka qene edhe me fat sepse eshte i vetmi kapiten i Vllaznise qe ka arritur te ngreje lart dy trofe te Kupes se Shqiperise. Qe me shume mundesi nuk do jene te fundit…