Pas titullit kampion te fituar para tre muajsh, Ardit Krymi merr edhe nje tjeter trofe ne Bjellorusi me ekipin e tij Shakhter Soligorsk, pikerisht ate te Superkupes se ketij vendi.

Finalja ndaj ekipit FC Gomel eshte luajtur pasditen e djeshme dhe eshte fituar 1-0 nga skuadra e futbollistit shkodran, me golin e shenuar nga futbollisti Piacca.

Krymi ka qene titullar per 90 minuta ne kete ndeshje duke dhene kontributin e tij ne arritjen e kesaj fitoreje dhe fitimin e ketij trofeu. Po ashtu edhe shqiptari tjeter, Valon Ahmedi ka qene titullar ne kete ndeshje.

Shakhter Soligorsk eshte nje nga ekipet me te mira te Bjellorusi dhe jo me kot trofete fitohen njeri pas tjetrit. Ne kete menyre, edhe per Ardit krymin kjo eshte diçka shume pozitive sepse po luan sezonin e tij te dyte me kete ekip dhe ka fituar deri tani dy trofe me te, por me siguri qe ai dhe shoket e tjere te skuadres nuk do te ndalen ketu.

Pas shume vitesh kontribut te Vllaznia, Ardit Krymi u largua ne fillim te veres se vitit qe shkoi drejt Bjellorusi ku ka nisur nje pervoje te re dhe deri tani shume te suksesshme.
Gjergj KOLA