Për skuadrat e kreut të Superiores në këtë javë nuk ka shkuar aspak mbarë. Si Tirana dhe Vllaznia u mposhtën ditën e djeshme. Kryeqytetasit u mundën në shtëpi nga Teuta me shifrat 0-2 e ndërsa kuqeblutë po në shtëpi nga Kastrioti me rezultatin 0-1. Po ashtu një humbje mori edhe Partizani kundër Kukësit me rezultatin 1-0.

Të kuqtë ishin në stadiumin “Zeqir Ymeri” mysafirë ditën e premte, ku gjithçka u vendos nga një gol i Gjelbrim Taipit. Por për “demat” kishte edhe një debutim si titullar për herë të parë këtë sezon për Marcelino Preken. Mbrojtësi shkodran luajti në 11-tshen titullare të trajnerit Collela, pas rikthimit nga dëmtimi që e mbajti larg fushave për shumë kohë.

Për të thënë të drejtën, Preka ka marrë 23 minuta në fitoren 3-0 kundër Erzenit para 1 jave. Por ato minuta i mori duke ardhur nga stoli në duelin kundër shijakasve. 19-vjeçari u prezantua si titullar ditën e premte dhe pritshmëritë ndaj tij tek 16 herë kampionët e vendit. Kjo pasi në verë kartoni i tij u ble për 60 mijë euro nga Partizani në merkato.

Mbrojtësi u largua nga Bylis pas 2 vitesh e gjysmë, për tu transferuar në një nga ekipet kryesore të vendit. Tashmë me kalimin e dëmtimit dhe po ashtu largimin e Bitrit, hapësirat për Preken do jenë më të mëdha në formacion. Një mundësi që futbollisti i rritur në akademinë Shkodra do kërkojë ta shfrytëzojë me patjetër.
Endri ÇINARI