Ndeshja e pare e turit te dyte te “Uefa Women’s Champions League” ne mes Vllaznise se Shkodres dhe Fortuna Hjorring po afron dhe kuptohet qe emocionet shtohen gjithnje e me shume ne te dy kampet.

Ndoneset danezet konsiderohen favorite per vete eksperiencen e madhe qe ato kane dhe po ashtu edhe nivelin me te larte qe posedojne, kampione e Shqiperise premtojne te bejne me te miren ne kete perballje qe do te luhet te merkuren ne oren 18.00 ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Interesimi per kete takim duket i madh sepse edhe hyrja e tifozeve do te jete falas ne stadium, megjithate per ata qe nuk do te kene mundesi te jene te pranishem ne “Loro Boriçi”, vjen nje lajm i mire.

RTSH Sport ka vendosur ta transmeroje “live” kete takim nga Shkodra. Ka qene vete ai qe e ka bere te ditur kete gje permes nje postimmi ne faqen e tij kur shkruan: “UEFA Champions League Femra Të mërkurën, 11 Shtator, 18:00 në RTSH_SPORT HD
Vllaznia – Fortuna Hjorring. Kampionet e Shqipërisë gati për sfidën elitë të futbollit Evropian! Në “Loro Boriçi” synohet vetëm Fitorja e Madhe❗️ Përballë 5 herë Kampioneve Daneze!