Pas 12 javesh kampionat, Vllaznia U17 peson humbjen e dyte megjithate vazhdon te mbaje vendin e pare ne renditje. Paraditen e sotme ajo eshte mundur me rezultatin e ngushte 1-0 nga Teuta, ndjekesja e saj me e afert. Humbjen e pare e kishte pesuar ndaj Dinamos ne javen e dyte ne shifrat 2-4 dhe sot mori te dyte.

Megjithate loja ka qene e forte dhe ka patur raste shenimi nga te dy skuadrat, por fatin e ndeshjes e ka vendosur nje gol i vetem shenuar ne minuten e 65-te me ane te futbollistit Bendo.

Pas ketij goli, Vllaznia U17 e ka shtuar presionin ne kerkim te golit te barazimit, por megjithate nuk ia ka dale te shenoje golin e barazimit dhe ne kete menyre i gjithe takimi eshte mbyllur me fitoren e durrsakeve qe ne kete menyre i jane ofruar edhe me shume ne renditje.

Shkodranet e drejtuar nga trajneri Gilman Lika vijojne te kryesojne me 36 pike, nderkohe qe Teuta tashme eshte ngjitur ne kuoten e 34 pikeve./SHKODRA-SPORT.COM/

TEUTA- VLLAZNIA 1-0

Shenues: Bendo

VLLAZNIA U17: Lekaj, Meta, Marashi, Toni, Gerbeti, Sylia, Smakaj, Çelepija, Ara, Hajdari, Kubazi. Trajner Gilman Lika. U aktivizua edhe Kapllanaj.