Opinion nga Adriatik Dosti

Qe te mundesh nga Spanja …qofte edhe ne fushen tende nuk eshte turp as mekat e as fundi i botes..
Por qe ti thuash kundershtarit ne fushen tende ,,hajde e me mund si ta deshirosh ti..me loje e me gola dhe te mos besh dot dy pasime te sakta a te krijosh nje rast te vetem e te godasesh njehere ne porte ..qofte edhe per te provuar nese spanjollet kishin portier apo jo….kjo eshte me shume se skandaloze.

Askush nuk priste mrekulline tone apo dominimin tone ndaj njerit prej ekipeve me te mira ne bote ne keto 10 vitet e fundit…por jam mese i sigurte qe edhe askush nuk mendonte te shihte ne fushen tone nje ekip si i yni qe me shume i ngjasonte nje skeleti te vdekuri e te pa kalluri se sa nje skuadre kombetare futbolli…pjesmarrese ne finalet e nje europiani e kryesuese momentale grupi…
Shikoni vetem keto tre shifra statistikore dhe cdo lloj komenti tjeter do te ishte mese i tepert …
Spanja kreu 876 pasime gjate 90 minutave, ne vetem 196. Ata krijuan 17 raste shenimi, ne vetem 1.Kontrolli i topit ishte 75 – 25 perqind po per miqte…Golat e shenuar per fatin tone te mire me ate menyre loje qe beme …vetem 2 – 0..
Nuk dua as ta sulmoj e as ti mohoj meritat qe i takojne qofte De Biazit qofte kesaj skuadre kombetare tones,,njeres prej me te mirave qe ka patur ndonjehere Shqiperia gjate gjithe historise se saj te futbiollit..por…..
Loja me Spanjen aq me shume ne fushen tone ishte pertej percaktimit..kapitulluese, meshiruese , skandaloze dhe e turpeshme..e krejtesisht shperfytyruese, ne te gjitha drejtimet…
Mund te humbasesh apo edhe te fitosh ndaj cdo lloj kundershtari sidomos sot kur diferencat mes ekipeve te medha e te vogla jane ngushtuar ndjeshem.,,,por te pakten bej dicka …luaj futboll…qofte edhe per kenaqesine tende e te tifozeve te tu,,,e lere per nje cast rrezultatin te vije vetiu..pa i mohuar meritat edhe kundershtarit kur ai eshte me i mire se ty…
Pa mohuar ate cka spanjollet bene ne fushen e lojes…absolutisht ishte evidente dobesia jone ne disa drejtime duke ju a lehtesuar atyre ndeshjen ndoshta jashte cdo lloj parashikimi te tyre …Dorezimi i topit qe ne kontaktin e pare me te, asnje lloj dyluftimi ne mesfushe, nje mori pasimesh te gabuara, frike e pasiguri ne mbrojtje, nje mesfushe inegzistente e me se shumti mbrojtese..e nje sulm qe mbeti i shkruar vetem ne letren e skemen taktike te teknikut tone italian…
Te dukej sikur detyra e cdo lojtari tone ishte te largonte nje sekonde e me pare topin nga vetja,,,dhe kaq…
Rreshtimi taktik, totalisht kunder natyres se lojes sone por edhe kunder karakteristikave te lojtareve qe ne kishim ne fushe,,,
Teresisht ne mbrojtje , teresisht te tmerruar ende pa nisur loja e jo me te frikesuar deri ne palce ,,,per te shmangur me te gjitha menyrat nje humbje katastrofale cuditerisht te paralajmeruar e te pranuar ne heshtje… edhe pse ne fushen tone e ne nje moment te mire te ekipit..
Dy gola te pesuar nga gabime amatoreske ..e cuditerisht prej dy me te mireve lojtare te kombetares sone ..Berisha e Hysaj..tregon qarte se deri ne cfare shkalle De Biazi e kish shperfytyruar skuadren,,,vetem nga frika e nje goleade te spanjolleve…loje e mentalitet ky tipik i se famshmes se dikureshme Cattenaccio…se ciles ka vite e vite qe i ka ikur koha e modeli…
Edhe nderrimet e bera per mua ishin krejtesisht jashte cdo lloj funksioni apo permiresimi te dickaje ne lojen tone..
Nuk mund ta konceptoj dot lenien jashte loje e jo me deri edhe jashte pankine te nje lojtari te tille si Ergys Kace ,,jo vetem per formen e mire qe po kalon ky lojtar por me se shumti qe pikerisht ekipit e lojes sone aq shume i mungon nje lojtar mesfushor – sulmues , organizator e ekzekutues perfekt i goditjeve te denimit ,,si ai..e qe di te mbaje topin a te ndertoje nje kundersulm te mire menduar…
Te therrasesh Canin e harruar e Grezden pa pervoje ne nje ndeshje te ketij niveli e te lesh jashte Abrashin , Kacen e Cikalleshin..me duket si shume guximtare dhe aventureske..kur fare mire ata mund ti provoje ne ndeshjen me Lihtenshtejnin e keta te tjeret ti kishe gati kunder Spanjes..
Pa mesfushe, pa sulm, me nje Berishe ne porte qe na shpetoi te pakten tre here por edhe na ndeshkoi rende. atehere kur nuk duhej….dhe me gati 9 lojtare te rreshtuar ne hyrje e ne brendesi te zones sone ..veshtire se nje mendje normale mund te pranoje qe ,,,edhe mund te shohesh sadopak ..futboll..e jo me te marresh nje rrezultat te pranueshem..
Ndaj mendoj se me se shumti shifrat 0 – 2 ..me ate menyre qe ne u paraqitem ne fushe ne mbremjen e se Djeles se 9 Tetorit 2016 ne ndeshjen tone te trete ne grup per eliminatoret e boterorit rus te dy viteve me pas.. i shkojne me shume per shtat fatit e pasaktesise se spanjolleve se sa ndonjefare meriteje tones….
JO…kjo paraqitje e turpshme dhe skandaloze e jona … mund te ishte cdo gje e cdo lloj sporti,,,por futboll kurresesi…
Shqiperia ..e detyruar nga trajneri i saj…kete rradhe ,,minimumi ,,per asnje cast te vetem nuk arriti te shfaqet ne fushen e lojes …te pakten as si hija e vetvetes..
Personalisht me kete kontigjent lojtaresh qe kemi ,,nuk mund te jem kurresesi dakort me shprehjen,,,kaq jane mundesite tona,,,sikurse jam plotesisht i bindur ne faktin tashme te provuar mese njehere qe,,,ne ende nuk dijme sa e si ti shfrytezojme mundesite e kapacitetet tona reale…