Opinion nga Roland Luçi
Spanja mund te mposhte çdo ekip te botes dhe te humbasesh kunder saj nuk perben shkak per akuze ndaj kujdo ekipi, ndaj kujtdo traineri.Por ta vendosesh ekipin ne ate forme qe te mos tentosh dhe te mos guxosh te dalesh nga gjysemfusha jote duke shpresuar se ekipi teknikisht me i mire ne bote nuk do te shenoje dot duke luajtur 90 minuta ne zonen tende te rreptesis, perben nje shkak per akuze, sigurisht per aq sa mund te quhet akuze nga bashkeatdhetaret e mi perkrahes pa kushte te tij qe kritikat e mia te kahershme per menyren e lojes se ekipit tone Kombetar nuk i mirepriten kurre.
Nderkohe Maqedonia e dobet guxon, tenton, provon dhe shenon ne menyre sensacionale dy gola ndaj Italise, Italise po aq te forte sa Spanja e cila fiton vetem ne minuten e fundit. Kurse per Islanden mikroskopike diku thelle ne Arktik nuk po flasim, ata dihet qe jane “superfuqi”. Ndoshta eshte fati i tyre qe nuk kane nje trainer alla de Biasi…
Gjate analizave te ndeshjeve ne “Loro Boriçi” kishte nje porosi per mbrojtesit: Dole ne sulm duke dribluar te gjithe lojtaret e ekipit kundershtar dhe godite shtyllen, nderkohe sulmuesi kundershtar i yti ne kundersulmin e nisur nga ky rast shenon gol dhe ekipi yne humbet, ti mbrojtes je shkaktar dhe pergjegjes i humbjes. Pikerisht kjo ndodhi (edhe) sot me portierin tone Berisha – priti dy a tre here shume mire dhe pastaj gafa e tij inicioi humbjen e ndeshjes.
Dhe kjo nuk eshte hera e pare.