Rimal Haxhiu nuk do të jetë më lojtar i Kukësit. Kështu njofton klubi verilindor teksa komunikonb në rrjete sociale se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin.

Haxhiu ka qenë pothuajse rregullisht në formacionin e parë duke luajtur në të gjithë krahun e djathtë të fushës, si në mbrojtje, ashtu edhe përpara në 17 ndeshje këtë sezon.

Anësori 23-vjecar erdhi nga Apolonia në formë huazimi ndërsa tani do të kthehet sërish në Fier pasi palët kanë rënë dakord për ndërprerjen e parakohëshme të huazimit.

Kukësi është në një situatë të rrezikshme teksa mban vendin e fundit në renditje duke rrezikuar rënien nga Kategoria ndaj drejtuesit kanë hyrë në merkato për të tentuar të parandalojnë këtë.

Njoftim i klubit!

FK Kukësi njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Rimal Haxhiu. Mbrojtësi 23 vjeçar erdhi në formë huazimi nga klubi i Apolonisë, teksa palët kanë rënë dakord për të mbyllur huazimin.

Klubi i Kukësit e falënderon Haxhiun për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij.