Kampionati ka nisur me kryesimin e Partizanit pas 5 javesh te luajtura, megjithate ne vijim pritet qe konkurrenca te rritet dhe gara te behet me e forte, fale edhe disa ekipeve te tjera qe do rivalizojne.

Erald Çinari, ish- futbollisti i Vllaznise dhe i Partizanit, ka dhene nje interviste per gazeten “Panorama Sport” ku ka folur edhe per rivalitetin qe pritet per titullin kampion.

“Është shumë herët për të folur për titullin kampion, janë javët e para dhe janë ende shumë ndeshje në lojë, por në rast se vazhdojnë me këto ritme besoj se do të jenë më afër se të gjithë. Nuk mbeten pas as Vllaznia e Tirana.

Për mendimin tim shkodranët kanë një ndër ekipet më të mira në Shqipëri dhe mendoj se është një nga dy pretendentët kryesore. Për mua Partizani dhe Vllaznia janë pretendentët kryesorë për të fituar titullin kampion”.

Sulmuesi shkodran ka dhene ne fund nje mendim edhe per Vllaznine, skuadren ku u formua si futbollist duke thene: “Gjithmone shkodranet i ka karakterizuar kjo pjesa qe me ekipet e vogla e ka ulur tempin. Do te doja t’i keshilloja qe siç marrin Tiranen e Partizanin, te luajne edhe ndaj ekipeve te tjera me te vogla, sepse mesa po shohim ne Shqiperi nuk po ka shume diferenca”./SHKODRA-SPORT.COM/