Paskan qenë të thella problemet në klubin bardheblu dhe shpresa është që të mos jenë në të ardhmen sa më të afërt. Nuk mund të thuash se Tirana nuk ka fituar para këto kohë, pasi pjesëmarrja e vjetshme në Europë i dha mbi 1 milionë euro.

Ashtu siç i dha edhe më shumë ajo para dy viteve. Ndërkaq, në fillim të vjeshtës u largua Taulant Seferi për 400 000 euro, ndërsa tani në janar Xhixha për 550 000, pra klubi mori edhe gati 1 milionë euro të tjera.

Megjithatë, viti 2023 nisi me bojkot të stërvitjes, qoftë edhe për një seancë, ndërsa thuhet se detyrimi më i madh financiar është me stafin sesa me skuadrën.

Nuk dihet se çfarë “magjie” duhet të ndodhë që në ekipet shqiptare të mos vonohen pagesat edhe kur fitohen para.(Marrë nga Sfidanti.al)