Monday, April 13, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLAksident në Shkodër, përplaset nga një motomjet përgjegjësi i bazës materiale i...

Aksident në Shkodër, përplaset nga një motomjet përgjegjësi i bazës materiale i Akademisë Vllaznia

Aranit Gjika, përgjegjësi i bazës materiale të Akademisë Vllaznia ka pësuar një aksident pasditen e sotme dhe si rrjedhojë gjendja e tij shëndetësore për fat të keq, nuk është aspak e mirë.

Aksidenti është regjistruar rreth orës 17:00 në sheshin “Prek Cali” në Shkodër, ku një motomjet i paidentifikuar e ka përplasur atë shtetas teeksa po lëvizte me biçikletë.

I dëmtuari është identifikuar si Aranit Gjika, 47 vjeç, përgjegjës i bazës materiale të Akademisë Vllaznia. Fillimisht ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa më pas është dërguar drejt Tiranës për trajtim më të specializuar, për shkak të një hemorragjie të brendshme.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e drejtuesit të motomjetit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Aranit Gjika përveçse një tifoz i zjarrtë i Vllaznisë, është edhe një njeri shumë korrekt në zbatimin e detyrës së tij çdo ditë pranë fushës sportive “Reshit Rusi” dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse të lutemi për një shërim sa më të shpejtë të tij!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments