Dinamo ka pesuar nje tjeter disfate ne kampionat duke e leshuar ne kete menyre edhe perfundimisht vendin e pare ne renditje, vend qe tashme i takon Skenderbeut. Madje, ne rast fitoreje edhe te Flamurtarit, mund te perfundojne ne vendin e trete.

Nje situate disi e pakuptimte kjo per skuadren me shume emer, tradite e trofe ne futbollin shqiptar dhe me siguri qe pas humbjes se sotme ndaj Tomorit ne shifrat 0-1, me shume siguri qe edhe trajneri Nevil Dede nuk do jete me ne krye te Dinamos.

Humbja e sotme ndaj beratasve ne ndeshjen e luajtur ne Tirane ka qene e pakuptimte, per me teper nga fakti qe Tomori prej minutesh se 15-te ka luajtur me nje futbollist me pak per shkak te daljes me karton te kuq te Solomon.

E kur pritej qe te ishte Dinamo skuadra qe do te shenonte nga momenti ne moment, ka qene Dushkaj qe do te shenonte per miqte ne minuten e 92-te dhe ne kete menyre Tomori ka triumfuar ne “Selman Stermasi” me rezultatin 1-0.

DINAMO- TOMORI 0-1

Shënues: Dushkaj ’92

DINAMO: Krosta, Vokrri, Zhivanaj, Dikson, D. Ivan, Daja, Preloshi, Allmuça, Danaj, Denison, T. Marku. Trajner: Nevil Dede

TOMORI: Boje, Hida, Shaqe, Kasmollari, Dushkaj, Ismailaj, Deliu, Fejzaj, Çaço, Solomon, Emini.Trajner: Klodian Arbëri