Kampionati i Kategorisë së Tretë do të luajë ditën e sotme përballjet e rradhës. Në këtë kampionat, Shkodrën e përfaqëson pikërisht ekipi i Basania & AM.

Takimi i rradhës për Basania & AM do të jetë ndeshja ndaj Skraparit, sfidë që do të startojë në orën 10:30 në fushën sportive të Qendrës së Ekipeve Kombëtare në Kamëz. Kujtojmë që ajo ka zhvilluar deri tani dy takime, teksa ka një fitore dhe një humbje e sot do të kërkojë të marrë fitoren e dytë.

Ekipi i Basania & AM ka disa futbollistë cilësorë në përbërje, të cilët kanë spikatur edhe në ndeshjet e kaluara, ku një ndër golashënuesit kryesorë ka qenë pikërisht Olsi Radohina.

Kjo ndeshje pritet të jetë një përballje e fortë për ekipin shkodran dhe ata i pret një rivalitet i madh në fushën e lojës, teksa mbetet për t’u parë se si do të paraqitet Basania&AM në takimin e sotshëm. Ndeshja Skrapari-Basania&AM do të luhet ditën e sotme në Kamëz, duke nisur nga ora 10:30.
Maringlen ZHIVANI