Përfundon derbi i kryeqytetit, ku Partizani ka arritur të triumfojë pas 6 takimesh kundër Tiranës. Xhuliano Skuka ishte njeriu i cili vulosi fatin e takimit pas vetëm 4 minutave lojë. Fitorja e sotme çon në +4 diferencën e pikëvë mes Partizanit dhe Tiranës.
Në fundin e takimit ishte trajneri i Partizanit, Giovanni Colella i cili foli për derbin e parë të fituar pas 6 ndeshjesh. Colella nuk nguroi të velrësonte me po të njëjtën notë lojtarët e tij ashtu siç bëri dhe në derbin e shkuar.
Deklarata e trajneri Colella:
Ndeshja? Në të gjitha ndeshjet ka gjëra pozitive dhe negative.Ekipi më i fortë? Nuk përgjigjem, sepse nuk e kam thënë diçka të tillë. Nuk e kam thënë asnjëherë dhe nuk dua të jap përgjigje.
Lojtarët dhe merkato? Këto janë gjëra të cilat do t’i vlerësojmë dhe t’i marrim më qetësi. Këto gjëra do të ulemi t’i diskutojmë me drejtuesit, ka kohë dhe do të marrim kohën e duhur.
Ndryshime? Nga kjo ndeshje kam kuptuar që duhet të kemi më shumë eksperiencë. Kemi menaxhuar më mirë emocionet se derbit e kaluar. Kjo mendoj që për lojtarët profesionist është një arritje e madhe. Negativja është se ne nuk arrijmë të menaxhojmë minutat e mbetura të lojës kur jemi në avantazh. Në këtë ndeshje e menaxhuam mirë në fazën mbrojtëse dhe arritëm të marrim rezultatin.
Nota? Nëse do ta konsideroja pozitive pjesën e dytë është se ne nuk pësuam gol. Por shumë situata të tjera duhet të menaxhohen me qetësi. Do t’i jap një notë 6.5 ekipit. E njëjta notë nga derbi i kaluar? 6.5 nuk ndryshoj asgjë.