Ndeshja e mbremshme ne mes Suedise dhe Shqiperise qe u mbyll me fitoren e vendasve 1-0 ka patur brenda edhe nje rast shume te diskutueshem dhe qe ndoshta mund te kishte ndryshuar rrjedhen e lojes.

Arbitri rumun, Marsel Birsan, nuk akordoi një penallti për Armando Brojën në minutën e 12- të, aty ku mbrojtësi suedez e mbajti nga shpatulla sulmuesin.

Në këto ndeshje miqësore, e veçanta dhe ndoshta e pakuptimtë deri diku është fakti që luhet pa sistemin VAR.

Ndërkohë, edhe në një rast tjetër po në pjesën e parë, mbrojtësi suedez i ndalon topin me dorë Brojës, ndërsa gjyqtari akordon faull për vendësit.