Ka kaluar gjysma e pjeses se pare ne Kamez dhe rezultati vazhdon te jete gjithnje i barabarte 0-0 ne mes Kastriotit dhe Vllaznise. Nje loje thuajse e barabarte e te dy ekipeve nderkohe qe nuk ka shume raste shenimi ne portat respektive.
4’ Krosimi i rrezikshëm nga Herald Marku nga e majta, largon fillimisht mbrojtja krutane, me topin që shkon te Arsid Kruja, i cili provon me një gjuajtje nga jashtë, por topi shkon mbi traun e portës.
13’ Rast i shkëlqyer për Kastriotin, me De Silvën që futet bukur nga e djathta në zonë, i cili menjëherë provon me një gjuajtje të fortë me të majtën, por Zogoviç ndal gjithçka.
KASTRIOTI- VLLAZNIA 0-0
Kastrioti: Hidi, Çela, Bojom, Shkala, Prodani, Rezi, Deliaj, Moraes, Devid, Mehmeti, Bardhi. Trajner: R. Ndreu.
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Isaevski, Kaleziç, Imeri, D. Shehi, Marku, Kruja, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: T. Brdariç