Armand Duka ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet gjatë një interviste në një nga panelet sportive. Reagimet e shumta për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit nuk ka munguar, ndërsa në sy bie komenti i njërit prej ndjekësve të tij.

Bëhet fjalë për Said Ahmetin, presidentin e Akademisë së Arbitrimit në Shkodër i cili shfaq shqetësimin e tij për një email që nuk ka marrë përgjigje.

Në foton e Dukës, ai shkruan: “I nderuar zoti presidenti Armand Duka. I jam drejtuar FSHF-së me një e-mail. I kam shprehur disa shqetësime për sektorin e Arbitrave.

Do të jetë me shumë interes për të ardhmen e Arbitrave në Shqipëri. Mbetem me shpresen t’i kushtoni vëmendje. Faleminderit për mirëkuptimin. Presideni i Akademisë së Arbitrave Shkodër, Said Ahmeti. Francë”./newsport/