Procesi i shitjes së klubit të futbollit Vllaznia ka ngecur, pasi dalja në ankand është pezulluar nga Komisioni i Prokurimeve Publike.

Bashkia Shkodër mbetet në pritje të përgjigjes që ky komision do t’i dërgojë në lidhje me rregullsinë e procesit të shitjes së klubit të futbollit.

Për këtë arsye, Bashkia i ka bërë dje një kërkesë zyrtare komisionit në fjalë për heqjen e pezullimit dhe hapjen e dritës jeshile për shitjen e Vllaznisë.

Aq më shumë që ka skaduar edhe afati zyrtar për kthimin e një përgjigjeje nga ana e Komisionit të Prokurimeve Publike, brenda 20 ditëve, siç e parashikon ligji.