Kane kaluar 25 minuta loje ne stadiumin “Loro Boriçi” ne mes Vllaznise dhe Laçit dhe rezultati vazhdon te jete ende i barabarte pa gola 0-0.
Gjate ketyre minutave verehet nje loje e barabarte per te dy ekipet teksa nuk mungojne edhe inisiativat por çdo gje perfundon ne hyrje te zones sepse rastet ne portat respektive mungojne.
Ne minutat qe vijne pritet qe gjerat te ndryshojne dhe ekipet te marrin me shume besim per te rrezikuar, megjithate deri tani çdo gje eshte e barabarte.
Ne minuten e 22-te Greca gjuan fort me te majte nga nje pozicion diagonal duke rrezikuar seriozisht porten e Sherrit megjithate topi perfundon jashte.
VLLAZNIA- LAÇI 0-0
Vllaznia: Sherri, Gligorov, Adili, Malota, Marku, Gurishta, Krymi, Hygor, Lika, Shtubina, Hristov.
Trajner: Mirsad Jonuz
Laçi: Stazhilla, Fangaj, Gjoni, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teko, Greca, Nuabueze.
Trajner: Armando Cungu