Ndodh rrallë që një trajner të lavdërojë një futbollist, për më tepër edhe publikisht. Por ka ndodhur sot pas ndeshjes Vllaznia B- Gramshi 2-1, kur trajneri i ekipit shkodran Ervis Kraja ka vlerësuar maksimalisht një sportist të ekipit të tij.

Bëhet fjalë për mesfushorin Gerald Mehja i cili vetëm në janar i është bashkuar këtij ekipi pasi në gjysmën e parë të sezonit ka luajtur me ekipin U19 të Akademisë Vllaznia.

Por trajnerit Kraja i ka bërë përshtypje mënyra si ka luajtur ky futbollist, sidomos në ndeshjen e sotme dhe prandaj i ka bërë këtë dedikim pak minuta më parë në rrjetet sociale.

“S’po mundem pa shkru dy fjale per kete sportist te Mire. Nqs punon si eshte duke punuar, nqs ule koken sic e ka ulur, ky lojtar ka nje te ardhme te madhe. Quhet Gerard Mehja dhe eshte vetem 18 vjeç, ta shohesh duke luajtur te kenaqet syri”- shkruan trajneri Kraja ne profilin e tij ne facebook.
© shkodrasport.com