Ish-trajneri i njohur, Faruk Sejdini, mendon se kampionati shqiptar nuk është në nivelin e kërkuar pasi është i organizuara në mënyrë të çuditshme. Në fjalët e tij në “Sport News” Plus” ai bëri një analizë të shumë problemeve që ka Superiorja.

“Ne na kalojnë vitet dhe po të bëjmë një analizë të thellë mund të jemi unikal jo vetëm në Ballkan por në Europë si zhvillohet kampionati. Po t’i referohesh fakteve dhe ngjarjeve në të gjithë ecurinë, kampionati që zhvillojmë është i çuditshëm. 20% e ekipeve janë nomadë, pa fushë, 10 % që është Kamza bëri më shumë se gjysmën e u zhduk. Ky është ekuacion me shumë të panjohura, në fund, edhe një 10% a më shumë e ndeshjeve luhet pa spektatorë dhe dënohet fusha. Po t’i marrësh të gjithë bashkë nxjerr që kampionati ynë është i çuditshëm.

Marrim Kukësin që nuk ka fushë, pretendon të shkojë në Europë e është nomad. Jo vetëm këtë vit, por edhe vitet që kaluan kishte një fushë mizerabël, me parametrat sportiv që ata futbolliste nuk duhej të luanin gjithë ato vite. Të kishte sindikatë futbollistësh do të ishte e pamundur të lejonin të luhej, edhe lojtarët që kanë dëmtime e truama mos u çuditni nëse u vjen nga ajo.

Po të marrim të tjerat, ky është kampionati shqiptar, ka një farë rivaliteti po është si ajo “dola i treti po ishin 5 garues’. Duhet parë me seriozet. Më mirë një fund i tmerrshëm se një tmerr pa fund. Kampionati ynë është një tmerr pa fund.

Pastaj kemi që nuk marrin rrogat, kanë probleme. Aq sa dëgjojmë e kemi kontakt i mësojmë këto gjëra. Pastaj kemi Kamzën, u dënua, por si u dënua të çon që kampionati nuk është real. Kishte ekipe që morën nga 6 pikë. Pse kjo padrejtësi? Si mund të lësh lojtarë në rrugë ashtu se luajti nga mendtë presidenti?”, tha Sejdini. /vipsport/