FAQJA E PARE KRYESOREKevin Dodaj debuton me asist, Lechia Gdańsk merr fitoren e parë

Kevin Dodaj debuton me asist, Lechia Gdańsk merr fitoren e parë

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Kevin Dodaj ka debutuar me fanellën e Lechia Gdańsk, duke dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në fitoren 1-0 ndaj Pogoń Siedlce në javën e pestë të kampionatit të ligës së parë polake. Sulmuesi shkodran e nisi ndeshjen si titullar dhe ishte një nga protagonistët e suksesit të skuadrës së tij.

Në minutën e 51-të, Dodaj dha asistin për Szach, i cili realizoi golin e vetëm të takimit me një goditje nga jashtë zone. Lechia Gdańsk e ruajti avantazhin deri në fund, ndërsa Pogoń Siedlce mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Misit në minutën e 67-të.

Për Dodajn, kjo ishte ndeshja e parë si titullar me ekipin polak, pasi vetëm pak orë para sfidës ai ishte regjistruar zyrtarisht në kampionat dhe ishte përfshirë në formacionin bazë. Paraqitja e tij ishte pozitive, ndërsa asistimi për gol i dha menjëherë një rol të rëndësishëm në skuadrën e re.

Lechia, nga ana tjetër, regjistroi fitoren e parë të sezonit në javën e pestë të kampionatit të ligës së parë polake. dhe ndërpreu një seri prej 11 ndeshjesh pa fitore. Një debutim premtues për Kevin Dodajn, i cili nis aventurën në Poloni me asist dhe tre pikë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments