FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE’Gafa’ e Vllaznisë, nga avantazhi 2-0 e mbyll në 2-2 ndeshjen e...

’Gafa’ e Vllaznisë, nga avantazhi 2-0 e mbyll në 2-2 ndeshjen e parë të kampionatit, në shtëpi ndaj Skënderbeut

Shkruar nga Fatos LAMAJ

Vllaznia dhe Skënderbeu dhuruan një ndeshje spektakolare në stadiumin “Loro Boriçi” e cila u mbyll me rezultatin 2-2.

Pas një pjese të parë pa gola por me Skënderbeun më të rrezikshëm pjesa e dytë solli katër gola.

Balaj kaloi Vllazninë në avantazh në minutën e 50-të dhe vetëm pesë minuta më vonë shënoi sërish nga pika e bardhë duke e çuar rezultatin në 2-0.

Skënderbeu reagoi menjëherë dhe Janaqi ngushtoi diferencën në minutën e 58-të me një goditje spektakolare nga distanca.

Në minutën e 74-të Bismark kompletoi rikthimin e korçarëve duke shënuar golin e barazimit pas një aksioni të rrezikshëm të Skënderbeut.

Në minutat e fundit të dyja skuadrat vijuan të kërkonin golin e fitores ndërsa rezultati mbeti i pa ndryshuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments