FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Ja kush arbitron sonte në 'Loro Boriçi'

LAJMI I FUNDIT/ Ja kush arbitron sonte në ‘Loro Boriçi’

Shkruar nga Fatos LAMAJ

Vllaznia-Skënderbeu e cila do të çelë sezonin e ri 2026-2027 të Abisnet Superiore do të drejtohet nga një trupë gjyqtarësh e kompletuar,me përgjegjësi për të administruar një nga sfidat më të rëndësishme të javës së parë.

Në rolin e arbitrit kryesor do të jetë Daniel Vrapi i cili do të ketë në krah dy asistentët Ani Kociaj dhe Gerald Cenolli.

Treshja do të jetë përgjegjëse për vendimmarrjen në fushë ndërsa në rolin e arbitrit të katërt do të jetë Gerard Çokaj.

Silvio Dyrmishi do të jetë në sistemin VAR ndërsa Kreshnik Barjamaj do të mbajë rolin e ndihmësit në AVAR.

Dy gjyqtarët do të monitorojnë situatat kryesore të ndeshjes dhe do të asistojnë ekipin e arbitrimit nga dhoma e teknologjisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments