FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESot hapet kampionati i Superiores, Vllaznia dhe Skënderbeu në start

Sot hapet kampionati i Superiores, Vllaznia dhe Skënderbeu në start

Shkruar nga Fatos Lamaj

Abisnet Superiore nis sezonin e ri,Vllaznia–Skënderbeu sfida hapëse.

Abisnet Superiore ngre sonte siparin e sezonit të ri 2026-2027 në elitën e futbollit shqiptar.

Ndeshja hapëse do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” ku Vllaznia do të pres Skënderbeun në një përballje që pritet të sjellë emocione që në start.

Ky do të jetë edicioni i 88-të i kampionatit shqiptar i cili vjen me një sërë risish duke nisur nga oraret e ndeshjeve inkuadrimi i detyrueshëm i talenteve dhe deri te formula e re e kampionatit.

Në Shkodër Vllaznia do të kërkojë ta nis sezonin me këmbën e mbarë dhe të besuarit e Edi Martinit kan pritshmëri të larta dhe synojnë të japin menjëherë një sinjal për objektivat e tyre në këtë sezon.

Në krahun tjetër Skënderbeu rikthehet në elitë me shumë uri dhe ambicie gjë që e kan treguar gjatë përgatitjeve se jan një skuadër që mund të befasojnë dhe do të kërkojnë ta dëshmojnë këtë që në përballjen e parë.

“Loro Boriçi” pritet të jetë i mbushur me emocionet e një sezoni të ri ndërsa Vllaznia dhe Skënderbeu do të ken nderin të jenë protagonistët e ndeshjes që do të çelë edicionin e 88-të të Abisnet Superiore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments