FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPërsëritet historia e Vllaznisë në Europë, Skënderbeu plotëson skuadrën me lojtarë të...

Përsëritet historia e Vllaznisë në Europë, Skënderbeu plotëson skuadrën me lojtarë të ekipit U19 për ndeshjen e sotme

Kur kanë mbetur vetëm pak orë para ndeshjes me Vllazninë, tek Skënderbeu janë duke “qarë” problemin që u është krijuar nga FIFA. Dhe për koincidencë, institucioni i futbollit botëror po bën me korçarët atë që pat bërë muajin e kaluar me Vllazninë kur ndonëse ajo kishte paguar paratë për zhbllokimin e merkatos, sërish kjo nuk ndodhi derisa u dorëzua lista për ndeshjet e Kupave të Europës, ku u detyrua të plotësonte listën me lojtarë të ekipit U19.

Kështu ka ndodhur këtë herë me korçarët. Deri dje ata kanë patur në listën e federimit të dorëzuar në Federatë vetëm 11 futbollistë që kanë qenë pjesë e skuadrës sezonin e kaluar ose edhe të huazuar nëpër ekipet e tjera siç ishte Bismark tek Vllaznia.

Dhe duke qenë se FIFa nuk ua zhbllokoi merkaton, drejtuesit e Skënderbeut kanë federuar sot edhe 8 futbollistë nga ekipi U19 i tyre duke e çuar në këtë mënyrë numrin e lojtarëve të federuar në 19 dhe me to ka udhëtuar drejt Shkodrës.

Koincidencë e bukur për probleme të ngjashme të Vllaznisë dhe Skënderbeut dhe tashmë mbetet të shohim sesa do të ndikojë kjo në paraqitjen e ekipit të Julian Ahmatajt në fushën e lojës.

Të federuar deri dje:

Marko Alia, Ilir Dobjani, Kleart Grazhdani, Dejvid Janaqi, Baba Hamadu Musa, Flavio Shkëmbi, Mohamed Ndiaje, Klevis Shaqe, Kosta Vangjeli, Ergi Zenullari, Abubakar Salim, Saleh Nasr, Çarls Bismark.

Të federuar sot:

Stavro Grabocka, Emanuel Chukwunyere, Deivi Ameli, Sajmir Koçibelli, Spasjan Nasto, Endri Agolli.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments