FAQJA E PARE KRYESOREDebutoi para 4 ditësh në Kupën e Greqisë, 17-vjeçari shqiptar ka gati...

Debutoi para 4 ditësh në Kupën e Greqisë, 17-vjeçari shqiptar ka gati ftesën nga Greqia

Mesfushori shqiptar, Fabio Refatllari sot mbush 17 vjeç, ndërsa vetëm para 4 ditësh debutoi me ekipin e parë të Volos në Kupën e Greqisë, kundër Iraklis, e fituar 3 – 1.

Talenti ishte në fushë për 80 minuta, duke dhënë “sinjale” pozitive. Në futbollin grek, është tepër e rrallë që t’i besohet një lojtari shqiptar në këtë moshë, por që Refatllari po bën përjashtim.

Jo vetëm kaq, me këtë ritëm, shumë shpejtë do t’i vij edhe ftesa për t’u bashkuar me moshat e përfaqësueses greke.

Në të tilla “ujëra”, Kombëtarja shqiptare duhet të “lëviz gurët”, para se të jetë tepër vonë për të shtuar opsionet në repartin para mbrojtjes, pra si mesfushor defensiv.  

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments