Tuesday, June 2, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia merr pushimet, ja kur pritet të kthehet në fushë skuadra

Vllaznia merr pushimet, ja kur pritet të kthehet në fushë skuadra

Shkruar nga Endri ÇiNARI

Vllaznia ka mbyllur zyrtarisht një tjetër sezon të gjatë dhe intensiv, ndërsa tashmë në kampin kuqeblu ka ardhur momenti për të ulur ritmin dhe për t’u fokusuar te rikuperimi. Pas përfundimit të garave, futbollistët dhe stafi teknik pritet të marrin një periudhë pushimi prej rreth 12-15 ditësh, përpara se të nisin përgatitjet për sezonin e ri 2026-27.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se grumbullimi i skuadrës për fazën e parë të përgatitjeve do të zhvillohet në mesin e muajit qershor. Në këtë periudhë, trajneri Edi Martini dhe stafi i tij do të nisin punën për të hedhur bazat e ekipit që do të përfaqësojë Vllazninë në sezonin e ardhshëm, ku objektivat mbeten sërish maksimalë si në kampionat, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Pas seancave të para në Shkodër, kuqeblutë pritet të udhëtojnë jashtë vendit për fazën kryesore verore. Ashtu si në vitet e fundit, drejtuesit po punojnë për të siguruar kushte optimale për përgatitjen e skuadrës, me synimin që ekipi të arrijë formën më të mirë të mundshme përpara nisjes së sfidave zyrtare të verës.

Megjithatë, pushimet e kësaj periudhe nuk do të shërbejnë vetëm për rikuperimin fizik të futbollistëve. Sezoni që sapo u mbyll ka qenë i ngarkuar në të gjitha aspektet dhe skuadra ka nevojë edhe për një rigjenerim psikologjik. Vllaznia e nisi edicionin me ambicie të mëdha dhe me pritshmëri të larta nga tifozët, por në fund nuk arriti të fitojë asnjë trofe, pavarësisht se për një pjesë të mirë të sezonit konsiderohej ndër pretendentët kryesorë.

Pikërisht për këtë arsye, vera që po vjen shihet si një moment reflektimi dhe ringritjeje për të gjithë ambientin kuqeblu. Drejtuesit po planifikojnë lëvizjet në merkato, ndërsa stafi teknik synon të rikthejë entuziasmin dhe besimin brenda grupit. Në Shkodër shpresojnë që pushimet e shkurtra, përgatitjet cilësore dhe afrimet e pritshme në merkato të krijojnë kushtet që Vllaznia të rikthehet më e fortë dhe më konkurruese në sezonin 2026-27.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments