Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEDy golat e sulmuesit shkodran Rraboshta i japin fitoren Besëlidhjes. Lezhjanët shpallen...

Dy golat e sulmuesit shkodran Rraboshta i japin fitoren Besëlidhjes. Lezhjanët shpallen ‘kampionë dimri’

Besëlidhja ka siguruar një fitore me shumë vlerë në javën e 11-të të Kategorisë së Dytë, duke triumfuar në fushën e saj përballë Naftëtarit me rezultatin 2–0. Në këtë mënyrë lezhjanët janë rikthyer tek fitorja dhe në këtë mënyrë vijojnë të kryesojnë renditjen.

Lezhjanët zhbllokuan rezultatin në minutën e 19-të me anë të sulmuesit shkodran Jasmin Raboshta, gol që mbylli edhe pjesën e parë të takimit. Në fraksionin e dytë, Besëlidhja vijoi dominimin dhe në minutën e 74-të shënoi sërish, po me të njëjtin autor, Raboshta, duke vulosur fitoren.

Në këtë mënyrë dygolëshi i këtij sulmuesi i ka dhënë një trepikësh me shumë vlerë skuadrës së drejtuar nga trajneri Elvis Plori me të cilin ajo është shpallur “kampione dimri”

Pas përfundimit të javës së 11-të, Besëlidhja kryeson renditjen me 26 pikë, një më shumë se Sopoti i vendit të dytë, duke konfirmuar formën e mirë dhe ambiciet për vazhdimësinë e kampionatit. Në vendin e tretë ndërkohë është KF Shiroka me 23 pikë.

Gara për vendin e parë duket se do të jetë e fokusuar tek këto tre ekipe në fazën e dytë teksa Sopoti në pamje të parë duket disi i favorizuar ngaqë do t’i presë të dy rivalët e tij në Librazhd, megjithatë kjo nuk do të thotë asgjë sepse në futboll janë shumë gjëra që vendosin fatin e një ndeshje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments