Pasi janë konsumuar 29 javë të Kategorisë Suoeriore dhe në lojë janë 8 të fundit, leximi i statistikave për 4 skuadrat që momentalisht kryesojnë, flet shumë edhe për sezonin që po bëjnë këto ekipe. Tirana me 53 pikë kryeson bindshëm me 5 diferencë nga Partizani dhe plot 9 nga Vllaznia dhe Egnatia.

Bardheblutë janë të pakonkurrueshëm edhe përsa u përket golave të shënuar me 45 të tillë duke lënë pas të kuqtë me 40 ndërsa kanë pësuar 26 po aq sa Egnatia dhe Vllaznia. Partizani ka statistikat më të këqija në këtë pikë pasi e ka nxjerrë topin nga rrjeta plot 31 herë.

Mbrojtja e më e dobët mes 4 të parëve është pikërisht ajo e drejtuar nga Giovani Colella. Tirana nuk ka rivalë as në diferencën mes golave të shënuar dhe atyre të pësuar pasi ka indeksin pozitiv 19 ndërsa Egnatia mban vendin e dytë me +10 diferencën e golave.

Ecuria e bardhebluve në 5 javët e fundit është pothuajse perfekte, e njollosur vetëm nga një barazim, ndërsa më keq në garën katërshe të kreurt gjatë 5 javëve të fundit ka bërë Egnatia me 2 humbje, po kaq barazime dhe vetëm 1 fitore. 26 janë golat e shënuar nga ish-sulmuesi bardheblu Xhixha kombinuar me bomberin aktual dhe golashënuesin më të mirë të sezonit Florent Hasani.

Sulmuesi i Kosovës lë pas Xhixhën me 11 ndërsa për të gjetur një lojtar të 4 skuadrave të para të Superiores në këtë klasifikim, duhet të zbresim deri në vendin e 5 ku ndodhet Dëamena, i cili debutoi në futbollin shqiptar vetëm në muajin janar.