Thomas Brdariç tashmë është në krye të Chennaiyin. Skuadra indiane militon në Superligë dhe përforcimet nuk kanë munguar. Kështu synohet të jenë ndër skuadrat pretendente. Për aventurën e re ka folur trajneri Brdariç, që e ka sfidën e parë pas Vllaznisë.

Atij i ka bërë përshtypje India me natyrën e saj. Më tej ka shtuar që futbolli është ndryshe nga vendet e tjera, por vë theksin se klubi drejtohet nga profesionistë dhe qëllimet e tyre janë dhe të tij. Më poshtë mund të lexoni nga fjala e Brdariç.

“Atje mund të gjesh nga kafshët më helmuese, te natyra dhe peizazhet e bukura. Ka kulturë të ndryshme dhe kaq shumë për të zbuluar. Dua të njoh më mirë mentalitetin e njerëzve me ndihmën e futbollit.

Këtu ka një tjetër lloj futbolli, por Kombëtarja është pikë referimi e mirë pasi janë kualifikuar për raundin tjetër në Kupën e Azisë me tre fitore. Patëm disa biseda themelore dhe kuptova se klubi drejtohet nga profesionistë të vërtetë dhe po ndiqnin ato qëllimet që mua më interesonin”, tha Brdariç./newsport/