Trajneri i njohur i peshengritjes se Vllaznise dhe i kombetares shqiptare Petrit Hoxha permes nje letre publike i ka bere thirrje Presidentit te Republikes se Shqiperise per te dekoruar sportistin qe ka arritur rezultatin me te larte ne historine e ketij sporti ne Shqiperi, Ded Dekajt. Ja çfare shkruan Hoxha:

“Kerkese e hapur kryetarit te bashkise Shkoder Bardh Spahija,kryetarit te Macise Madhe dhe Presidentit te porsa zgjedhur te Shqiperise Bajram Begaj per te dekuruar e shpallur nderi i Kombit njeriun e vertete te shtanges shqiptare Dede Dekajn.

30 vite me pare ne Olimpiaden e 1992 sportisti Im Ded Dekaj fiksoj rezultatin me te larte ne historine e peshengritjes shqiptare 217.5 kg ne stilin e shtytjes duke u rradhitur i pesti ne Bote dhe duke ngelur edhe sot e kesaj dite sportisti me rezultatin me te larte ne gjithe historine e sportit shqiptar.

-Padyshim qe Deda ka fituar çdo trofe si brenda vendi ashtu dhe jashte saj!

Ka qene rrekordmen absolut per peshat 100 kg,deri ne 110kg dhe +110kg.

Eshte shpallur sportisti me i mire shqiptar ne anketimin sportiv per vitet 1991,1992.

Eshte shpallur kampion Ballkani per te rinje dhe te rritur ne vitet 1989,1990,1991.

Eshte shpallur kampion Mesdheut ne shtytje dhe nenkampion ne dygaresh.

Ne k/Boteror ne Poloni (Wladislawow) zuri vendin e peste.

Ne Olimpiade po vendin e peste.

Ne gjitha aktivitetet qe ka konkuruar me ftese (Greqi,Turqi,Bullgari..)ka fituar medalje te arta.

Nuk ka rrezultuar as edhe nje here te vetme si perdorues simulantesh te çfaredo lloji.

…pak a shume kjo eshte -cv-i te jashtezakonshmit Dede Dekaj ne karrieren fare te shkurter 1986-1992….!ne 1993 i mashtruar nga bashkeatdhetaret e tij ne Greqi per te zhvilluar nje sport me cilesor u vendos aty!!per te mbyllur njehere e perfundimisht karrieren e tij brilande sportive….!!

—Çfare duhet me shume se kaq per tu dekuruar e vleresuar nga bashkatdhetaret ne Shqiperi?…ndaj ju drejtohem juve:Bardh Spahia kryetar i Bashkise Shkoder ,kryetari i Malcise se Madhe dhe Presidentit te Republikes Bajram Begaj te beni nje dekorim te munguar nga abuzuesit e pa fund qe bene maskaralleqe pa fund me fatin e vertete te dekorimeve,me tituj pafund!duke neveritur qellimin dhe vleren e tyre ne shoqerine Shqiptare.

-Bejeni menjehere se separi do nderoheni ju,do marre vlere ndershmeria dhe do diskreditohen abuzuesit qe fituan miliona lek me turpin e dekorimeve te pavlera dhe te pamerituara,ndaj o sot o kurre te filloje sadopak dhe te permiresohet imazhi i ndyre i krijuar me te drejte per dekorimet.

-Me shprese qe kerkesa ime do shkoje ne veshet e siper te cituarve.
Me rrespekt ing.P.Hoxha.