Mundësit e vegjël të Vllaznisë kanë shkëlqyer në garat e Kupës së Shqipërisë për moshat U9 dhe U12 duke zënë disa vende të para, çka tregon se puna plot pasion e këtyre sportistëve nën drejtimin e trajnerit Altin Anza, po jep frutet e veta.
Kështu për grupmoshën U9 kanë shkëlqyer sportistët Ubejd Juku dhe Veton Demushi kanë zënë vende të para në peshat -20 kg dhe -35 kg. Nga ana tjetër tre sportistë kanë zënë vende të dyta dhe respektivisht Muhame Kruja në peshën -38 kg, Sabriel Drama në peshën -45 kg dhe Jusuf Hafizi në peshën -53 kg. Ndërkohë në vende të katërta janë renditur mundësit Jasir Hoti në peshën -26 kg dhe Ensar Xhabija në peshën -29 kg.
Ndërkohë në grupmoshën U12 rezultatin më të mirë e ka arritur sportisti Eris Mhillaj që ka zënë vendin e parë në peshën -53 kg. Ndërsa Wedah Toro është renditur i dyti në peshën -32 kg dhe Enes Kodra vend të tretë në peshën -29 kg. Kurse sportistët Jusuf Juku (-29 kg), Haris Suti (-35 kg), Prisjam Demushi (-42 kg), Muhamed Pigza (-47 kg) dhe Rajan Grenazi (-66 kg) kanë zënë vende të katërta.
Numri i madh i sportistëve pjesmarrës dhe rezultatet e arritura prej tyre tregojnë se mundja në Shkodër është në rrugën e duhur dhe me siguri që shumë shpejt do të kemi kampionë kombëtar edhe me të rriturit.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


