artizani si duket sezonin e ri dëshiron të bëjë një skuadër mjaft të fortë, që do të pretendonte për titullin kampion në Shqipëri. Skuadra nga kryeqendra shqiptare i ka vënë syrin sulmuesit të Shkëndijës, Sidrit Guri, me të cilin së fundmi është takuar personalisht drejtori sportiv, Elton Marini.

“infOSport.mk” ka siguruar edhe një foto nga takimi i tyre në vendin tonë, ku me siguri janë precizuar edhe detajet e marrëveshjes, e cila mund të mos ndodh vetëm në rast se Shkëndija siguron grupet e Ligës së Konferencës, e që me siguri se do i ndryshonin mendjen edhe vetë Gurit, i cili do të dëshironte që të luante në arenën ndërkombëtare me fanellën “kuqezi”.

Në të kundërtën, marrëveshja thuajse është arritur dhe burime pranë “infOSport.mk” bëjnë të ditur se Guri sezonin e ri do të tund rrjetat në kampionatin shqiptarë, aty ku vite më parë shkëlqeu me fanellën e Kukësit, nga e cila verën e vitit 2018-të u transferua në kampionatin belg te skuadra e Ostende.

Guri këtë edicion në ndeshjet eliminatore të Ligës së Konferencës, ka shënuar 2 gola në 4 ndeshje me Shkëndijën, me të cilën skuadër sezonin e fundit në Ligën e Parë në 24 ndeshje realizoi 10 gola.

Sa i përket Superiores shqiptare, Guri, aty numëron 105 ndeshje dhe 24 gola të shënuar. (infOSport.mk)