Alfred Zefi është larguar nga skuadra e Tomorit. Është vetë mesfushori që përmes një postimi në rrjetet sociale tregon se i ka dhënë fund aventurës me beratasit. Ai falënderon drejtuesit për mundësinë e dhënë si dhe iu uron suksese në vijim. Në facebook-un e vet, Zefi shkruante:

“Nga sot nuk jam më pjesë e ekipit të Tomorit. Falënderoj stafin dhe futbollistët që punuam së bashku. Ju uroj suksese të gjithëve!”

30-vjeçari lezhian ishte pjesë e rëndësishme në sezonin që lamë pas. Ai u aktivizua në 28 ndeshje, 26 prej të cilave i nisi nga minuta e parë. Më parë ka luajtur për Burrelin, Besën, Kamzën, Bylisin, Korabin dhe Laçin. Tashmë pritet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e tij.

Ai njihet si nje nga mesfushoret me punetor ne futbollin shqiptar, karakteristike kjo qe e ka bere nje lojtar te kerkuar prej trajnereve dhe si rrjedhoje, ka te ngjare qe shume shpejt te gjeje edhe ekipin e ri.